KQZ ndan rreth 900 mijë për VV, afër 400 mijë për PDK mbi 300 mijë për LDK, 120 mijë për AAK, 156 mijë Listës Srpska
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka mbajtur mbledhjen e 75-të në këtë vit.
Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për ndarjen e mjeteve financiare nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës për periudhën 9 korrik – 31 dhjetor 2026.
Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, 10% e fondit për mbështetjen e punës së deputetëve, grupeve parlamentare do të ndahet me vendim të veçantë të KQZ-së.
Sipas Ligjit për Finanicmin e Subjekteve Politike, mjetet nga Fondi ndahen në mes të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend në bazë të numrimit të ulëseve.
Nga këto fonde, Lëvizja Vetëvendosje do të marrë 881,253.70 euro, Partia Demokratike e Kosovës, 381,895.80 euro, Lidhja Demokratike e Kosovës, 312,460.27 euro, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 121,512.33 euro; Lista Srpska, 156,230,14 euro.
Siç mëson Express, këto mjete financiare janë ndarë përmes një vendimi të vetëm ku kanë votuar përfaqësuesit e partive në KQZ.

