LAJMET

KQZ tregon se kush shkon në balotazh përfundimisht dhe kush ka kryetar nga 12 tetori

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatet përfundimtare për 35 komunat e vendit nga 38 sa janë gjithsejt.

Anëtarët e KQZ-së me fillim të mbledhjes të gjithë votuan pro rendit të ditës.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, theksoi se rezultatet do të publikohen ditëve në vazhdim në Prishtinë, Junik dhe Mamushë, pasi ka aneksa në PZAP që janë ende në shqyrtim.

Ai ka përmendur qytetet tjera të vendit dhe ka treguar rezultatet që morën kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Komunat që kanë kryetar nga raundi i parë, sipas KQZ-së, janë si në vijim:

Në qytetin e Deçanit ka fituar Bashkim Ramosaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8,645 vota apo 50,98%.

Në Han të Elezit fitues ka dalë Mehmet Ballazhi nga Partia Demokratike e Kosovës me 2,725 vota apo 51,26%.

Në Malishevë i pari doli Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate me 11,348 vota apo 52,50%.

Ramiz Lladrovci doli fitues në Drenas me 52,02% apo 13,332 vota.

Në Ferizaj fitues në raundin e parë doli Agim Aliu i PDK-së me 29,787 vota apo 56,47%.

Qemajl Aliu ka dalë fitues në Shtime me 50,46% apo 7,325 vota.

LVV ka marrë edhe Podujevën pa balotazh me Shpejtim Bulliqin me 21,080 vota apo 53,67%.

Në Skenderaj, Sami Lushtaku doli i pari me 83,36% apo 13,042 vota.

Në Lipjan fitues doli Imri Ahmeti i LDK-së me 15,382 vota apo 21,02%.

Kadri Rahimaj i LVV-së doli i pari në Kamenicë me 8,073 vota apo 51,39%.

Komunat që shkuan në balotazh janë:

Në Mitrovicë të Jugut në balotazh shkojnë Arian Tahiri i PDK-së me 15,708 vota apo 47,57% dhe Faton Peci i LVV-së me 15,830 vota apo 47,94%.

Gazmend Muhaxheri i LDK-së shkon në balotazh në Pejë me 46,25% apo 19,786 vota bashkë me Taulant Kelmendin të LVV-së që doli i dyti me 11,883 vota apo 27,78%.

Prizreni në balotazh e ka Shaqir Totajn të PDK-së me 41,45% apo 26,427 vota me Artan Abrashin e LVV-së me 30,39% apo 19,375 vota.

Në Vushtrri në raundin e dytë do të shkojnë Ferit Idrizi nga PDK-ja me 13,799 vota apo 45,24% dhe Sylejman Meholli nga LVV-ja me 9,399 vota apo 30,81%.

Në Viti në balotazh shkojnë Sokol Haliti i LDK-së me 7,874 vota apo 38,01% dhe Arsim Ademi i LVV-së me 6,930 vota apo 33,46%.

Në Suharekë, Bali Muharremaj i AAK-së me 12,937 vota apo 45,42% shkon në balotazh me Adrian Shalën të LDK-së me 8,922 vota apo 31,32%.

Smajl Latifi i AAK-së me 37,18% apo 8,078 vota është në balotazh me Ali Dulën e LVV-së me 23,93% apo 5,199 vota.

Xhafer Gashi i LDK-së me 46,20% apo 5,859 vota është në raundin e dytë bashkë me Halil Thaçin e LVV-së me 44,37% apo 5,626 vota.

Në Fushë Kosovë në balotazh janë Valon Prebreza i LVV-së me 9,733 vota apo 45,15% dhe Besnik Osmani i LDK-së me 7,902 vota apo 36,66%.

Zenun Elezaj i AAK-së me 9,109 vota apo 48,47% është në balotazh për Klinën me Sokol Bashotën të PDK-së, i cili mori 6,665 vota apo 35,41%.

Në Kaçanik shkojnë në balotazh Sabedin Vishi i PDK-së me 6,827 vota apo 39,61% dhe Jeton Raka i LVV-së me 6,540 vota apo 37,94%.

Në Dragash janë në balotazh Bexhet Xheladini i LDK-së me 6,670 vota apo 45,62% dhe Shaban Shabani me 4,102 vota apo 28,05%.

Në Gjilan shkojnë në balotazh Alban Hyseni me 22,264 vota apo 49,80% dhe Arbër Ismajli me 15,332 vota apo 34,29%.

Në Gjakovë në balotazh janë Ardian Gjini me 19,974 vota apo 47,53% dhe Ardian Gola i LVV-së me 13,403 vota apo 31,89%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *