Kur do të finalizohet projekti kapital ‘Malisheva urbane’?(VIDEO)
Në prononcimin e tij për Vendi Sot, i pari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka dhënë detaje rreth përfundimit të projektit ‘Malisheva urbane’.
“Projekti më i madh kapital në komunën e Malishevës që është: ndërtimi i Sheshit të Dëshmorëve dhe Parkingu Nëntokësor, pritet të finanlizohet në fund të shtatorit të këtij viti”, ka potencuar Kastrati.
Tutje, ai ka shtuar se ky projekt po realizohet ashtu siç e dëshirojnë qytetarët e kësaj komuna, raporton Vendi Sot.
“Ky projekt do t’iu shërbej të gjithë qytetarëve, të gjitha grupmoshave. Faktikisht është njëri nga projektet që e kanë përqafuar qytetarët e Malishevës”, ka përfunduar Kastrati./Vendi Sot/
Prononcimi i Kryetarit Ekrem Kastrati: