Kurti: Belgjika është mike e aleate e jona e kamotshme, tani partnere edhe në fushën e mbrojtjes
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Ejup Maqedonci njoftoit se është nënshkruar Deklarata e Qëllimit të përbashkët me Ministrin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Belgjikës.
Ai e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në fushën e mbrojtjes, duke e vlerësuar Belgjikën si një mike dhe aleate të kamotshme të Kosovës, që tani bëhet edhe partnere në mbrojtje.