Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë fjalimit në pritjen shtetërore për 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka nderuar sakrificën e të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e vendit dhe theksoi se siguria dhe sovraniteti nuk duhet të merren të mirëqena, por kërkojnë angazhim të vazhdueshëm institucional dhe bashkëpunim me NATO-n dhe aleatët ndërkombëtarë.

Kurti tha se Kosova është vend i guximit dhe perspektivës evropiane, duke ritheksuar synimin për anëtarësim në NATO si shteti i 33-të. Ai përmendi edhe rrezikun që paraqiste ndërhyrja ruse më 1999 dhe theksoi se kërcënimet e tilla nuk janë zhdukur plotësisht./Gazeta Blic/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë