Kurtit i hiqet flamuri kuq e zi nga foltorja, Ganimete Musliu ia kapë mikrofonin: Kthehu në temë, fol për naftën
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ia ka ndërprerë fjalën kreut të Qeverisë, Albin Kurti, duke i kërkuar që të kthehet në temë.
Musliu ia ka kapur mikrofonin Kurtit dhe nuk e ka lejuar që të flasë.
“Kryeministër kthehu në temë”, ka deklaruar Musliu, duke i thënë Kurtit se nëse nuk flet për naftën, do t’ia ndërpres fjalën përsëri.
Kryesuesi i Kuvendit ka reaguar lidhur me situatën, duke thënë se nuk mund t’i përcaktohet kryeministrit se çfarë flet.
