Lushtaku: Unë dhe qytetarët duam të shohim vendime konkrete nga Qeveria
Kryetari i Skenderajt dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka thënë se po pret nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë veprime pas vendimit të Hagës ndaj katërshes së UÇK-së, edhe pse u shpreh pesimist.
Lushtaku tha po e sheh një qeveri pa fjalë.
“Këta burra që janë atje nuk janë as për vete, as për familjet e tyne por për tanë Kosovën. Unë mendoj që Qeveria duhet të flasë, duhet të marrë vendime. Unë ma së paku jam prej atyne burrave që iu besoj fjalëve. Unë dhe qytetarët e këtij vendi duan me pa vendime konkrete nga Qeveria e Kosovës” – tha Lushtaku për Klan Kosovën.
Megjithatë, ai uroi që institucionet të marrin hapat e nevojshëm.
“Unë pe shoh një Qeveri pa fjalë, pe shoh një Qeveri pa veprime. Uroj që Qeveria, Parlamenti i Kosovës të marrë vendime”.
