Maqedonia e Veriut, është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 4.0 ballë të Rihterit.Njoftimi u bë Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Sipas EMSC-së, epiqendra e tërmetit ndodhej në zonën epiqendrore të Ohrit. Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.

Përveç Ohrit, tërmeti u ndje edhe nga banorët e vendbanimeve përreth, si dhe në zonat kufitare në Shqipërinë fqinje.

Deri më tani, nuk ka informacione për dëme të mundshme apo për persona të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë