Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vjet burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra grave, në një rast që ka tronditur vendin skandinav.

Ish-mjeku i përgjithshëm Arne Bye është dënuar për 70 akuza për përdhunim dhe sulm seksual. Ai u dënua gjithashtu për 82 akuza për abuzim me pozicionin e tij si mjek, raportojnë mediat norvegjeze.

Pothuajse të gjitha veprat penale ndodhën gjatë ekzaminimeve mjekësore që Bye u kryente pacientëve të tij ndërsa punonte si mjek në qytetin e vogël të Frostës – një komunitet i vogël me më pak se 3,000 banorë, pranë Trondheimit në bregdetin perëndimor të Norvegjisë.

Bye u ndalua gjithashtu të ushtronte punën si mjekë dhe u urdhërua të paguante kompensim.

Gjykata kishte diskutuar mbi një aktakuzë të gjatë, e cila përfshinte akuza që shtriheshin në gati dy dekada në lidhje me 94 gra, sipas mediave norvegjeze.

Bye u deklarua fajtor për disa nga krimet dhe u lirua gjithashtu nga një numër akuzash, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë