LAJMET

Nesër transport falas në Prishtinë – vendim i Ramës për protestën pro UÇK-së

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vendosur që të gjithë qytetarët të lirohen nga pagesa për shfrytëzimin e transportit publik ditën e nesërme.

Ky vendim është marrë në kuadër të mbështetjes institucionale për protestën e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), e cila do të mbahet në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në njoftimin e komunës thuhet:

“…ky vendim merret në funksion të përkrahjes institucionale të Kryeqytetit për protestën qytetare të organizuar në mbrojtje të Luftës Çlirimtare, vlerave të saj dhe të drejtës historike të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”.

Kjo masë pritet të lehtësojë pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë dhe të kontribuojë në organizimin e saj pa probleme logjistike në aspektin e transportit brenda Prishtinës.

https://www.facebook.com/KryeqytetiPrishtine/posts/1159715479524536?ref=embed_post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *