LAJMET

Nuha Osmanit që i tha rrenc Armend Zemajt policia i shqiptoi tiketë për prishje të rendit dhe qetësisë

Mergimtarit, Nuha Osmani, që u përfshi në incidentin me deputetin Zemaj, Policia e Kosovës ia ka shqiptuar një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Kështu tha për Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrinë Shala.

“Të dëmtuarit Policia e Kosovës ia ka lëshuar një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, tha ajo.

Shala e ka konfirmuar edhe intervistimin e palëve të përfshira, derisa pak më parë u publikuan edhe pamje të tjera të incidentit. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *