Olluri: Një vit pas zjarreve në Krojmir të Lipjanit – premtimet mbetën vetëm fjalë
Shkruan: Bekim Olluri
Ka kaluar një vit që kur zjarret përfshinë rreth 18 hektarë grurë në fshatin Krojmir, duke u shkaktuar dëme të mëdha 14 familjeve, të cilat me mund e djersë kishin punuar gjatë gjithë vitit për të siguruar bukën e tyre.
Në ditët kur zjarri shkatërroi të mbjellat, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, vizitoi familjet e dëmtuara dhe, para kamerave, premtoi se Komuna do t’i subvenciononte, madje deklaroi se dëmet do të kompensoheshin dyfish.
Sot, një vit më vonë, shumë nga banorët thonë se ky premtim ende nuk është realizuar.
Qytetarët shtrojnë pyetje të drejtpërdrejta: Ku mbeti mbështetja e premtuar? Pse 14 familjet e dëmtuara u lanë të presin për një vit? Çfarë ndodhi me premtimin për kompensimin e dyfishtë të dëmeve?
Premtimet kanë vlerë vetëm kur mbahen. Kur ato mbeten vetëm deklarata para kamerave, besimi i qytetarëve në institucionet publike zbehet.
Familjet që humbën mundin e një viti meritojnë përgjigje, transparencë dhe mbështetje konkrete, jo vetëm premtime. Një vit pritje është tepër i gjatë për njerëzit që humbën të korrat e tyre nga zjarri dhe që ende presin realizimin e zotimeve të dhëna.
Pamje:
https://youtu.be/X7fMfxEZNok?si=PaYJrQcJBqbGz7lz



