LAJMET

Osmani i çon në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtëpërdrejtë të Presidentit

Presidentja Vjosa Osmani tha se ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, për të cilat tha se ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.

Ajo tha se këtë hap e ndërmori duke i parë “dështimet” për zgjedhjen e Presidentit.

Sot është afati i fundit kur duhet të nisë procedura për zgjedhjen e Presidentit për të shmangur zgjedhje të jashtëzakonshme.

Postimi i plotë:

ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT!

Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.

I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.

Tash e tutje, le të flasë populli!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *