LAJMET

Osmani nga Brukseli thotë se BE ka vendosur ta heq edhe pjesën tjetër të masave në fund të janarit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar nga Brukseli se në fund të samitit BE -Ballkani Perëndimor në Bruksel sonte “u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës”, duke shpjeguar se “një pjesë e madhe hiqen sot dhe pjesa tjetër në fund të janarit”, njofton presidentja.

Teksa Osmani po kumtonte këtë lajm, në video u shfaq edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, duke e përgëzuar Osmanin për heqjen e masave. E cila më pas e falënderoi edhe Ramën për kontributin e dhënë në këtë çështje.

Gjithsesi, Osmani tha se “fondet do të zhbllokohen pjesa më e madhe menjëherë, pjesa tjetër në janar…”.

Video:

https://www.facebook.com/share/v/1NSNaBtXnk/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *