LAJMET

Osmani pas betimit si deputete: Po rikthehemi te tempulli i demokracisë dhe përgjegjësia për t’i shërbyer Kosovës

Deputetja e LDK’së, ish-presidentja Vjosa Osmani, pas betimit si deputete tha se po rikthehet te “tempulli i demokracisë”.

“Po rikthehemi aty ku çdo mandat e ka burimin: te tempulli i demokracisë dhe i qytetarëve dhe te përgjegjësia për t’i shërbyer Republikës. Betimi i sotëm është vazhdim i të njëjtit zotim: për t’i shërbyer Kosovës dhe të gjithë qytetarëve tanë me dinjitet, guxim dhe përkushtim”.

Kuvendi sot nuk u konstituua pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për bisedimet për Presidentin, kërkesë që iu aprovua nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i cili vendosi të shtyjë seancën.

LDK ka thënë se do të vazhdojë bisedimet me Vetëvendosjen, por se ka dallime për çështjen e Presidentit.

https://www.facebook.com/share/p/19SGo2oMMZ/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *