LAJMET

Osmani pasi LDK njoftoi se nuk dëshiron më koalicion me VV’në: T’i japim vendit President që e mbron Kushtetutën

Ish-preisdentja, Vjosa Osmani, tani pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar teksa kryetari i partisë Lumir Abdixhiku po njoftonte në një konferencë për media se “LDK tërhiqet nga kërkesa për pjesëmarrje në qeveri dhe për presidentin”.

Osmani, derisa ka shpërndarë konferencën e Abdixhikut ka shkruar se “Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kërkon asnjë pozitë e as pjesëmarrje në pushtet, me qëllim që të evitohen zgjedhjet e reja dhe t’i jepim vendit President të Republikës që mbron kushtetutën dhe vendin”.

Osmani thotë; “ne nuk jemi këtu vetëm për sot. Jemi, mbi të gjitha, këtu për gjeneratat që do të vijnë pas nesh e nuk duhet të na gjykojnë për pushtetin që e morëm, por për shtetin që ua lamë”.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/share/p/1Cu3cjmSdb/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *