LAJMET

Osmani: “Sunny Hill”, rrëfim i një ëndrre të kthyer në realitet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Festivali “Sunny Hill”, është rrëfim i një ëndrre të kthyer në realitet.

Osmani tha se “Sunny Hilli” është një ëndërr që nisi me dashurinë për vendin dhe u kthye në një nga ngjarjet më frymëzuese që e vendos Kosovën në qendër të hartës kulturore globale.

“Përmes muzikës, pasionit dhe energjisë së rinisë – Kosova po shkëlqen. Po tregon se edhe nga një vend i vogël, mund të lindin gjëra të mëdha”.

“Faleminderit, Dua, që ëndrrën tënde e bëre edhe tonën. Faleminderit ekipit të Sunny Hill që e bëni këtë ëndërr realitet çdo vit, duke e sjellë botën në zemër të Kosovës”, shkroi Osmani.

Festivali “Sunny Hill” ka nisur dje, ku ka performuar ylli i muzikës Dua Lipa, ndërsa kjo ngjarje madhështore do të zgjas deri më 3 gusht.

https://www.facebook.com/share/p/1F5vCHh24E/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *