Pas Nikolla Vujoviqit, deportohen nga Kosova edhe dy serbë të tjerë
Pas Nikolla Vujoviqit janë deportuar nga Kosova edhe dy serbë të tjerë, raporton Klan Kosova
Klan Kosova mëson se deportimi i njërit prej tyre është bërë përmes pikës kufitare në Jarinje, ndërkaq i tjetrit përmes asaj te Dheu i Bardhë.
Gjatë ditës, Vendi Sot raportoi se Vujoviqit i është revokuar shtetësia si dhe i është bërë ndalesa për t’u futur në territorin e Kosovës për pesë vjet.