LAJMET

Peci për bisedimet me Nismën: Ka diskutime të vazhdueshme, dua të jem optimist që në këtë javë do kemi kuvend dhe qeveri

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se kërkesën e presidentes Osmani e sheh nga prizmi pozitiv.

“Presidentja i ka dhënë një shans, duke shfrytëzu të drejtën kushtetuse që ka edhe si garantuese e funbksionimit demokratik të institucioneve, ndoshta edhe me korrektu një pikë të tillë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkak se në një cështje dhe interpretim të tillë nuk i ka ndihmu shumë institucioneve dhe mundësisë së konstituimit të kuvendit. Kështu që unë e shoh në frymën dhe prizmin pozitiv për me mujt me evitu një situatë që nuk është lehtë e parashikueshme cka pas një afati të tillë”, tha ai.

Peci u pyet për bisedimet me Nismën.

“E di që ka diskutime të vazhdueshme, unë du me besu, cdoherë vi me qëlimin pozitiv dhe du me qenë optimist që kjo javë mundet përfundimisht me kriju një situatë të re ku ne kemi kuvend dhe qeveri”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *