JETË & Kulturë

Peja hap dyert për Festivalin “Azem Shkreli”

Duke filluar nga sot, e deri më 11 shtator në Pejë nis Edicioni i 21-të i Festivali Ndërkombëtar të Letërsisë “Azem Shkreli”.

Në këtë festival do të ketë aktivitetet të rëndësishme kulturore si: lexime letrare, panele diskutimi, prezantim muralesh, ndarje çmimesh, koncert muzikor dhe shumë ngjarje të tjera.

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “Azem Shkreli” do të sjellë shkrimtarë, poetë, kritikë e dashamirë të letërsisë nga mbarë trojet shqiptare dhe më gjerë.

Ky edicion i sivjetshëm sjell standard të ri dhe një frymë krejt ndryshe, duke bashkuar artin, kulturën dhe fjalën e bukur në një festë të paharrueshme, për të ndarë fjalën, frymëzimin dhe kujtimin për veprën e madhe të Azem Shkrelit.

Hapja bëhet në orën 18:00 në Pallatin e Kulturës “Sheshi Italia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *