Policia e Kosovës ka reaguar përmes një komunikate për media, përmes së cilaës ka dhënë detaje rreth marrjes së nënshtetësisë ndaj serbit Nikolla Vujoviqit, duke bërë të ditur se i njëjti do të largohet me forcë nga vendi, raporton Vendi Sot

“Bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme mbi humbjen e shtetësisëme privim, ndaj personit N.V., ish shtetas i Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht edhe i Serbisë dhe pjesëtar i inteligjencës së policisë në Serbi,  Policia e Kosovës, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, ndaj personit në fjalë ka filluar procedurat për largim me forcë nga vendi ynë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Tutje, në reagim thuhet se, “Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, ndaj personit të fjalë është duke u zhvilluar procedura bazuar nëligjet që rregullojnë këtëçështje  dhe lidhur me këtë ka lëshuar vendimin për largim me forcë të personit N.V.,nga territori i Republikës së Kosovës”.

Poashtu, bëhet e ditur se ndaj shtetasit serb Nikolla Vujoviqit, i është caktuar masa e ndalimit.

“Deri në përfundim të këtyre procedurave, në përmbushje të kushteve për ekzekutimin e vendimit, personit në fjalë i është shqiptuar masa e ndalimit në  Qendrën e Mbajtjes për të Huaj”, përfundon komunikata e Policisë së Kosovës./Vendi Sot/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë