LAJMET

AGK-ja e dënon gjuhën kërcënuese në drejtim të gazetarit Valdrin Daci, nga Drejtori i Bujqësisë

AGK-ja ka reaguar ndaj Drejtorit të Bujqësisë në Komunën e Pejës, i cili ka përdorur gjuhë kërcënuese ndaj gazetarit Valdrin Daci, nga portal ‘Peja në Fokus’.

“Sipas Dacit, i cili ishte i vetmi përfaqësues i mediave në këtë aktivitet, është ballafaquar me kërcënime verbale dhe gjuhë ofenduese nga zyrtari komunal, në një ambient publik dhe në prani të shumë dëshmitarëve. “ – thuhet aty.

Tutje, AGK i ka bërë thirrje, Kryetarit të kësaj Komune, Gazmend Muhaxhiri, që të distancohet nga kjo gjuhë dhe sjellje, duke marrë masa ndaj Drejtorit.

Postimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga portali “Peja në Fokus” se ndaj gazetarit të saj, Valdrin Daci është përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese nga Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Pejës, Tahir Shala, gjatë një aktiviteti zyrtar gjatë ditës së sotme.

Sipas Dacit, i cili ishte i vetmi përfaqësues i mediave në këtë aktivitet, është ballafaquar me kërcënime verbale dhe gjuhë ofenduese nga zyrtari komunal, në një ambient publik dhe në prani të shumë dëshmitarëve.

Për AGK-në, kjo sjellje është e papranueshme dhe përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit dhe sigurisë së gazetarëve.

AGK i bën thirrje Kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri, që të distancohet nga kjo sjellje dhe të ndërmarrë masa ndaj zyrtarit në fjalë. Njëherit u bën thirrje të gjithë personave zyrtarë e publikë, të përmbahen nga sulmet në drejtim të gazetarëve dhe mediave.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1129182249247181&set=a.627995876032490&type=3&ref=embed_post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *