LAJMET

Policia jep detaje për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Ujman

Të dielën në mesditë, një 33-vjeçar u hodh në Liqenin e Ujamit, dhe më nuk është parë.

Kërkimet për gjetjen e trupit të mërgimtarit të ardhur nga Suedia për pushime në Kosovë, pos gjatë ditës së diel, do të vazhdojnë edhe sot.

Sakaq, në raportin e policisë, rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Raportohet se viktima mashkull ishte futur në liqenin e Ujmanit, mirëpo nuk ka dal më në sipërfaqe. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, njësia për kërkim dhe shpëtim, njësia e zhytësve dhe ekipi nga emergjenca, ku po vazhdojnë kërkimet për viktimën”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *