Policia konfirmon vrasjen e një personi, i dyshuari në arrati, ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 22:00 në Hajvali
Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një person ka vdekur në Prishtinë si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në Havali.
Poashtu, ajo bëri të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar”, ka thënë Ahmeti.