Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, po qëndron sot për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë lëvizjes dhe qëndrimit të delegacionit shqiptar.
Në funksion të mbarëvajtjes së agjendës zyrtare dhe lëvizjes së eskortës presidenciale, Policia ka paralajmëruar ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore, në intervale të shkurtra kohore, si dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative.
Autoritetet policore u kanë bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke theksuar se të gjitha masat merren për sigurinë e përgjithshme dhe zhvillimin pa pengesa të vizitës zyrtare.