Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Çlirimit përmes një postimi nga Tokio, ku po qëndron për vizitë zyrtare.
Në mesazhin e saj, Osmani theksoi rëndësinë universale të betejës për drejtësi dhe liri, duke e cilësuar atë si një përpjekje që i përket të gjithë njerëzve, pa dallim vendndodhjeje.
“Liria na bashkon – sot dhe përherë”, përfundoi Presidentja mesazhin e saj, duke e lidhur frymën e 12 qershorit me përkushtimin e Kosovës për paqe, drejtësi dhe partneritet ndërkombëtar.
Vjosa Osmani – Gëzuar Dita e Çlirimit, kësaj radhe nga Tokio!… | Facebook