LAJMET

Projektligji për Specialen, Tahiri: Pse ministria s’e kthen në Kuvend? S’është dokument i NASA’s

Besnik Tahiri, deputet nga Aleanca, duke reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike, ka shkruar se ‘’përsëri të gjitha temat serioze mbesin për 24 orët e fundit’’, teksa jemi një javë para se Kuvendi të vendosë nëse vendi do të shkojë në zgjedhje apo jo.

Tahiri ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke thënë se ‘’ gjithçka shtyhet, gjithçka lihet për fund, ndërsa institucionet funksionojnë vetëm nën presionin e krizës’’.

‘’ Pse nuk kthehet Ligji në Kuvend nga Ministria e Drejtësisë? Ai Ligj nuk është ndonjë dokument analitik i NASA-s. Është ligj, me disa nene, që mund të diskutohet, ndryshohet dhe votohet. Pse kjo logjikë anti-shtetërore? Kujt po i lëmë ngile kështu?’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Sot, një javë para se Kuvendi të vendosë nëse vendi do të shkojë në zgjedhje apo jo, përsëri të gjitha temat serioze mbesin për 24 orët e fundit.

Shikojeni ku ka rënë kjo shoqëri nën këtë mënyrë qeverisjeje, gjithçka shtyhet, gjithçka lihet për fund, ndërsa institucionet funksionojnë vetëm nën presionin e krizës.

Pse nuk kthehet Ligji në Kuvend nga Ministria e Drejtësisë? Ai Ligj nuk është ndonjë dokument analitik i NASA-s. Është ligj, me disa nene, që mund të diskutohet, ndryshohet dhe votohet. Pse kjo logjikë anti-shtetërore? Kujt po i lëmë ngile kështu?

Pse nuk ka diskurs serioz për zgjedhjen e Presidentit? Pse nuk flitet seriozisht për një shtet funksional dhe llogaridhënie? Sepse duket se qëllimi nuk është zgjidhja e krizave, por kalimi nga një krizë në tjetrën.

Kjo nuk është qeverisje. Është shtyrje e vazhdueshme e problemit deri në minutën e fundit.

Shteti nuk qeveriset në 24 orët e fundit.

https://www.facebook.com/share/p/1E4zBVdH4U/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *