LAJMET

Protesta e kryetarëve, Peci – Ramës: Jo në emrin tim – Tendencë e krisur e disa komunave për t’i bërë opozitë Qeverisë

Kryetari i Mitorvicës, Faton Peci, ka reaguar ndaj atij të Prishtinës, Përparim Rama, pasi ky i fundit, njoftoi për protesta që liderët komunalë do i zhvillojnë para qeverisë.

Peci, në postimin e tij drejtuar Ramës, ka thënë se ky i fundit s’mund të flasë në emër të tij dhe Mitrovicës.

‘’ E kuptoj tendencën tënde për të luajtur rolin e liderit opozitar karshi Qeverisë, por nuk kam mirëkuptim karshi tendencës të flasësh në emër të të gjithë kryetarëve të komunave, e aq më pak të Mitrovicës’’, ka shkruar Peci.

Postimi:

JO në emrin tim dhe të Mitrovicës, Përparim!

E kuptoj tendencën tënde për të luajtur rolin e liderit opozitar karshi Qeverisë, por nuk kam mirëkuptim karshi tendencës të flasësh në emër të të gjithë kryetarëve të komunave, e aq më pak të Mitrovicës.

Nëse diçka e dëmton interesin publik dhe qytetar, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, është tendenca e krisur që disa komuna t’ia bëjnë opozitën Qeverisë.

Ata që i paskan shkaktuar 334 milionë euro dëm (nëse po flisni për kontratën kolektive) i ke në tavolinë, po ti s’e di kontekstin institucional dhe politik në vend, dhe për këtë dëm prej qindra milionë eurosh askush nuk është ftuar as në intervistim, as për të dhënë shpjegim.

https://www.facebook.com/share/p/1ESkdL8uzr/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *