Qytetarë të shumtë kanë krijuar radhë të gjata për të dhuruar gjak, pas tragjedisë së sotme që ndodhi në Graz të Austrisë, ku në një shkollë u vranë 9 nxënës, një mësimdhënës dhe dorasi.
Tragjedia vjen dhe rëndohet për komunitetin shqiptar në Graz, pasi në mesin e viktimave është edhe një nxënëse nga Vitia.
Raportohet se aktualisht janë rreth 30 persona të plagosur nga sulmi, shumica prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
I dyshuari për sulmin ishte ish-nxënës i shkollës.