Radhë e gjatë e qytetarëve për të dhuruar gjak për të plagosurit në Graz të Austrisë
Qytetarë të shumtë kanë krijuar radhë të gjata për të dhuruar gjak, pas tragjedisë së sotme që ndodhi në Graz të Austrisë, ku në një shkollë u vranë 9 nxënës, një mësimdhënës dhe dorasi.
Tragjedia vjen dhe rëndohet për komunitetin shqiptar në Graz, pasi në mesin e viktimave është edhe një nxënëse nga Vitia.
Raportohet se aktualisht janë rreth 30 persona të plagosur nga sulmi, shumica prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
I dyshuari për sulmin ishte ish-nxënës i shkollës.