LAJMET

Ramadani: Të largohet prania statike e KFOR-it mbi urën e Mitrovicës

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës, Burim Ramadani ka kërkuar largimin e pranisë statike të KFOR-it mbi urën e Ibrit në Mitrovicë.

Ai ka thënë se tashmë ka ardhur momenti që pjesëtarëe e misionit të NATO-s në këtë pjesë të mos jenë të pranishme.

“Ura e Mitrovicës simbol mirëbesimi, të largohet prania statike e KFOR. Ka ardhur momenti që prania statike e KFOR-it në urën kryesore të Mitrovicës të largohet.”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka thënë se kjo nuk do të nënkuptonte dobësim të sigurisë.

“Jo si dobësim i sigurisë, por si hap përpara. Sepse, kushtet janë përmbushur.”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/share/v/1HH2T41LLv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *