LAJMET

Ramush Haradinaj: Goditja ndaj qumështores VITA është goditje ndaj prodhimit vendor, në vend që t’i mbështesë pushteti po i pengon

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mbyllja e qumështores VITA është “goditje ndaj prodhimit vendor”. Ai thotë se “në vend që t’i mbështesë prodhuesit vendorë, pushteti po i pengon, po i godet dhe po krijon pasiguri për investimet e tyre”.

Haradinaj thotë se “Kosova nuk ndërtohet duke mbyllur fabrika. Kosova ndërtohet duke mbrojtur prodhimin vendor, duke përkrahur fermerin, punëtorin dhe sipërmarrësin që investon e krijon vende pune”.

Postimi i plotë:

Goditja ndaj qumështores VITA është goditje ndaj prodhimit vendor, ndaj fermerit të Kosovës dhe ndaj çdo familjeje që jeton nga puna e ndershme.

Mbyllja e njërit prej prodhuesve më të mëdhenj vendorë, me direktiva të Qeverisë në detyrë, nuk është vetëm sulm ndaj një kompanie. Është goditje ndaj mijëra fermerëve që e dorëzojnë qumështin e tyre çdo ditë, ndaj qindra punëtorëve që sigurojnë bukën e familjeve të tyre dhe ndaj gjithë ekonomisë së vendit.

Në vend që t’i mbështesë prodhuesit vendorë, pushteti po i pengon, po i godet dhe po krijon pasiguri për investimet e tyre.

Kosova nuk ndërtohet duke mbyllur fabrika. Kosova ndërtohet duke mbrojtur prodhimin vendor, duke përkrahur fermerin, punëtorin dhe sipërmarrësin që investon e krijon vende pune.

Ftoj institucionet përgjegjëse të ndalin menjëherë çdo vendim arbitrar që rrezikon prodhimin vendor dhe mirëqenien e mijëra familjeve kosovare.

https://www.facebook.com/share/p/186p46ADPh/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *