“Republika s’mund të mbahet peng” – Dhjetëra profesorë, akademikë e intelektualë kërkojnë mbrojtje të rendit kushtetues
Dhjetëra profesorë, akademikë, artistë, intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë bërë apel që të themelohen institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e fundit të mbajtura më 7 qershor të këtij viti.
Në një letër të nënshkruar, ata kanë kërkuar mbrojtje të rendit kushtetues, duke bërë thirrje që Republika nuk mund të mbahet peng.
Përmes kësaj letre, ata kanë shprehur shqetësimin e thellë të tyre për vazhdimin e krizës institucionale dhe për rrezikun që ngërçi politik të cenojë rendin kushtetues, demokracinë dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.
“Kosova nuk mund të vazhdojë të mbetet pa institucione funksionale për shkak të kalkulimeve partiake, interpretimeve të njëanshme të Kushtetutës apo mungesës së vullnetit për kompromis demokratik. Kjo po e dëmton besimin e qytetarëve në demokraci, po e pengon zhvillimin ekonomik dhe social dhe po e cenon pozitën ndërkombëtare të Kosovës në një moment jashtëzakonisht të ndjeshëm për sigurinë dhe të ardhmen euroatlantike të vendit.”, thuhet në letër.
Në vazhim një pjesë e letrës dhe emrat e të nënshkruarve
Prandaj, kërkojmë që :
Deputet e çertifikuar e nën betim me urgjencë të ndërmarrin veprime konform detyrimeve të tyre kushtetuese që i gjithë procesi i konstituimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera të shtetit të realizohet pa vonesë dhe sipas detyrimeve kushtetuese. Gjykata Kushtetuese i ka qartësuar detyrimet e deputetëve lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe ka thënë qartë që askush nuk ka të drejtë të pengojë ose bllokojë konstituimin e Kuvendit. Nuk duhet lejuar që vendi të mbetet në një gjendje të paralizës institucionale, e cila krijon precedentë të dëmshëm dhe pasoja afatgjata për funksionimin e institucioneve, rendin kushtetues, stabilitetin dhe sigurinë e vendit.Partitë politike dhe institucionet përgjegjëse të heqin dorë nga ultimatumet, përjashtimi politik, logjika e imponimit dhe çdo përpjekje për ta ngritur interesin partiak, grupor apo elektoral mbi interesin shtetëror, si dhe nga veprimet që i kontribuojnë dobësimit të kohezionit shoqëror dhe rritjes së tensioneve politike.Qarqet akademike, shoqëria civile, mediat, profesionistët dhe të gjithë qytetarëve të mos qëndrojnë indiferentë përballë degradimit të kulturës demokratike e kushtetuese, dhe normalizimit të bllokadës institucionale. Kosovës i nevojitet një debat publik i mirëfilltë, kritik, racional dhe konstruktiv, i mbështetur në argumente dhe në respekt për dinjitetin e secilit. Në këtë kontekst, refuzimi i fushatave denigruese, gjuhës së urrejtjes, linçimit publik dhe diskursit përçarës është njëri ndër faktorët përcaktues për shmangien e potencialit për rritje të tensioneve politike dhe shoqërore, të cilat mund të kenë pasoja të paparashikuara për vendin.Institucionet dhe liderët politikë të rikthejnë në qendër të veprimit shtetëror interesat strategjike dhe afatgjata të Republikës së Kosovës. Integrimi euroatlantik, forcimi i aleancave me partnerët strategjikë, konsolidimi ndërkombëtar i shtetit, dhe trajtimi me dinjitet i të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë edhe komunitetet jo-shumicë, duhet të trajtohen si interesa madhore kombëtare, përtej ndarjeve partiake. Kosova nuk ka rrugë tjetër për të ecur përpara!
Prishtinë 12 Gusht 2026
Të nënshkruarit në renditje alfabetike:
Agon Maliqi, politolog dhe bashkëpunëtor rezident i Këshillit AtlantikAlban Hashani, dr. i shkencave ekonomikeAlban Muja, artist dhe ligjëruesAlbert Prenkaj, ambasadorAnton Berishaj, prof. dr. i sociologjisë, anëtar i rregullt i ASHAK-utArben Qirezi, dr. i shkencave politike, hulumtues dhe aktivist politikArian Zeka, lider i komunitetit të biznesit – AMCHAMArta Rama, ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese dhe mësimdhënëse në AABAvni Spahiu, ish-ambasador dhe publicistBekim Blakaj, drejtor i HLC-sëBekim Sejdiu, prof. ass. dr. i së drejtës ndërkombëtare, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të KosovësDajana Berisha, drejtoreshë e Forumit për Iniciativë Qytetare (FIQ)Dashamir Berxulli, prof. asoc. i psikologjisëDritero Arifi, prof. ass. dr. i shkencave politikeEhat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për DrejtësiEnver Hasani, prof. dr. i së drejtës ndërkombëtare, ish-kryetar i Gjykatës KushtetueseGresa Caka, ish-kryetare e Gjykatës KushtetueseIbrahim Arslan, jurist dhe ish-zëvendës i Avokatit të Popullit të KosovësIgballe Rogova, aktiviste për të drejtat e graveIlaz Ramajli, avokatIlir Deda, politologIliriana Jaka – Gashi, Doktoreshë, Drejtore e K-Ë4ËIsmet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i KDI-sëIsuf Berisha, dr. i filozofisëKolë Krasniqi, prof. dr. i së drejtës penaleLeonora Kryeziu, drejtoreshë ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS)Luan Shllaku, ekspert i shkencave të mjedisitLulzim Rafuna, lider i komunitetit të biznesit – OEKLulzim Peci, dr. i shkencave politike, ekspert i sigurisë dhe politikës së jashtmeMentor Agani, dr. sc. i sociologjisëMuhamedin Kullashi, prof. dr. i filozofisë dhe anëtar i rregullt i ASHAK-utMuhamet Mala, prof. dr. i historisë dhe anëtar korrespondent i ASHAK-utMuhamet Mustafa, prof. dr. i shkencave ekonomike dhe i menaxhimit të zhvillimitPal Shtufi, filozofPetrit Gashi, prof. dr. i shkencave ekonomikeRamadan Ilazi, dr. i shkencave politike dhe ekspert i sigurisëRobert Muharremi, prof. ass. dr. i së drejtës ndërkombëtareSaxhide Mustafa, dr. i shkencave ekonomike – menaxhment, aktiviste për fuqizim të graveSejdi Osmani, jurist, ekspert për zhvillim lokalShenoll Muharremi, ekonomistShkelzen Maliqi, publicistValdete Daka, ish-gjyqtare e Gjykatës Supreme të KosovësValentin Toci, prof. dr. i shkencave ekonomikeVisar Ymeri, sociolog dhe aktivist i shoqërisë civileSenad Šaboviċ, politikolog dhe ekspert i negociatave e marrëdhënieve ndër-etnikeVjosa Dobruna, ish-ambasadore dhe veprimtare për të drejtat e njeriut
