LAJMET

‘‘S’është normale shkelja e vetëdijshme e Kushtetutës’’, Çitaku: Demokracia s’matet vetëm me votën që e fiton

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se në demokraci nuk është normale ‘’shkelja e vetëdijshme e Kushtetutës’’.

Deputetja ka shtuar se Kushtetua, ‘’nuk është çështje e disponimit politik’’, dhe se e njëjta ‘’nuk respektohet vetëm kur të konvenon’’.

Postimi:

Në demokraci, dialogu, marrëveshjet apo mosmarrëveshjet politike janë normale.

A e dini çka nuk është normale në demokraci?

Shkelja e vetëdijshme e Kushtetutës.

Kushtetuta nuk është çështje disponimi politik. Nuk respektohet vetëm kur të konvenon dhe nuk anashkalohet kur të pengon.

Sepse demokracia nuk matet vetëm me votën që e fiton, por edhe me respektim te kufinjëve që na i ka caktuar ligji dhe Kushtetuta.

https://www.facebook.com/share/p/1Ewe8MFKbi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *