“Sfiduesja” e Konjufcës për postin e Presidentit akuza opozotiës: Me nuhatje grabitqare patën tendencë për zgjedhje
Kandidatja e dytë e Vetëvendosjes për presidente, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, përmes një postimi në Facebook, ka hedhur kritika në drejtim të partive opozitare për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.
Kollçaku, ka thënë nuk ka pasur arsye që deputetët e opozitës të mungonin në seancën e zgjedhjes së presidentit.
“Tash, si asnjëherë më parë, u kuptua se përmes një nuhatje grabitqare, ishte në pyetje vetëm tendenca për ta çuar vendin në zgjedhje komplet të panevojshme’’, ka shkruar ajo.
Postimi:
Shtrohet pyetja, cila ishte kauza madhore e deputetëve të opozitës në të mirë të vendit, që ditën e zgjedhjes së Presidentit/ Presidentes të mungojnë në seancë?
Dihej mirëfilli, dhe koha e dëshmoi, se asnjë e tillë nuk ekzistonte.
Tash, si asnjëherë më parë, u kuptua se përmes një nuhatje grabitqare, ishte në pyetje vetëm tendenca për ta çuar vendin në zgjedhje komplet të panevojshme.
Atë që nuk e arritën në “betejë” përmes VOTËS së SOVRANIT që foli qartë si asnjëherë tjetër, donin të grabitnin në tavolinë me apetite të pangopshme.
