LAJMET

Shpërthen zjarri në një market në lagjen “Kalabria”, nuk ka të lënduar

Zjarrfikësit në Prishtinë sot kanë intervenuar në një zjarr që ka shpërthyer në një market në lagjen “Kalabria”.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Abdusamed Shkodrën nga zjarrfikësit në kryeqytet, i cili tha se menjëherë si janë thirrur zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes.

I njëjti shtoi se ka qenë një zjarr i vogël, pasi disa kabllo kishin marrë flakë, dhe zjarrfikësit i kanë fikur.

“Nuk ka persona të lënduar nga rasti në fjalë. Zjarri është shuar”, ka thënë i njëjti. /Klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *