Shqipëria i jep sot lamtumirën Fatos Nanos, nisin homazhet
Familjarë, miq, qytetarë e figura të rëndësishme politike e jo vetëm po marrin pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Bashkëshortja e ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano, Xhoana, djali tij Sokoli dhe vajza Edlira po marin pjesë në homazhe.
E pranishme është edhe ish-bashkëshortja e Nanos, Rexhina.
Përveç kryeministri, Edi Rama, pritet që fjalim të mbajë edhe Xhoana Nano.
Kujtojmë se, Fatos Nano ishte kryeministër i Shqipërisë tre herë, ddërsa për 13 vjet, ishte kryetar i Partisë Socialiste.

