Sot saktësisht 10 vjet nga zgjedhja e Hashim Thaçit President, publikohet fotografia kur kishte festuar me stafin
Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, ka publikuar një fotografi me ish-Presidentin Hashim Thaçi, në shënim të dhjetëvjetorit të zgjedhjes së tij në krye të shtetit. Aty Thaçi shihet tek feston,i rrethuar nga stafi i tij.
“Sot, si dhjetë vjet më parë, në Parlamentin e Kosovës, me 71 vota pro, Hashim Thaçi u zgjodh President i Kosovës. Sot, pas dhjetë vjetëve, Kosovës i mungon më shumë se kurrë!”.
