Kievi i Ukrainës është përballur me një sulm rus, i cili raportohet se ka ndodhur konkretisht në lagjen Obolon të kryeqytetit ukrainas.
Lajmin e ka dhënë kreu i Administratës së Kievit, Tymur Tkachenko përmes Telegramit, duke shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerës.
“Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe të dashurit e të ndjerës. Sulmet ruse po godasin përsëri jo objektiva ushtarake, por njerëzit e zakonshëm. Kjo tregon edhe një herë thelbin e vërtetë të asaj me të cilën po merremi”, ka shkruar ai.