Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mirëpritur aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale kundër deputetit të Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq, dhe një personi tjetër me inicialet U.V., për sulmet ndaj gazetarëve më 16 qershor 2023 në Leposaviq. Sipas Prokurorisë, Simiq akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, […]