Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Mijëra qytetarë u mblodhën në orët e para të mëngjesit në sheshe dhe xhami për të kryer faljen e Bajramit, në një atmosferë lutjeje, reflektimi dhe solidariteti. Ceremonia kryesore e faljes në Tiranë u zhvillua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku morën pjesë besimtarë nga kryeqyteti dhe më gjerë. […]