Punëtorë të gjigantit metalurgjik “Trepça” po ankohen se në këtë ndërmarrje janë duke u bërë diskriminime lidhur me pagat. Një punëtor i kësaj ndërmarrjeje, që identitetin kërkoi ta mbante të fshehur, tha se ka mbetur në gjendje të keqe financiare për festën e Kurban Bajramit për shkak se nuk i ka dalë paga në konto. […]