LAJMET

Takimi Prattipati-Konjufca, Ambasada e SHBA-së: U diskutua për forcimin e raporteve diplomatike mes dy shteteve

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka njoftuar për takimin e të Ngarkuarës me Punë, Annu Prattipati, me kreun e diplomacisë kosovare, Glauk Konjufca.

Në njoftim Ambasada thotë se kanë diskutuar për forcimin e raporteve diplomatike në mes të ShBA-së dhe Kosovës.

“Ne presim me padurim bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë sigurinë, stabilitetin rajonal dhe diplomacinë tregtare”, thuhet në njoftim.

https://x.com/USEmbPristina/status/2024860261912387861?s=20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *