Tejkaloi shpejtësinë, 500 euro dënim dhe ndalim mjeti për 19-vjeçarin në Ferizaj
Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar një shofer për tejkalim të skajshëm të shpejtësisë.
Sot në rrugën “Enver Topalli”, në hyrje të fshatit Greme, është ndaluar shoferi 19-vjeçar i cili sipas policisë, po drejtonte automjetin me shpejtësi 150 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.
Për këtë shkelje të rëndë të rregullave të trafikut, ndaj tij janë marrë masat, gjobë në vlerë prej 500 euro, pesë pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 12 muaj si dhe përjashtim nga trafiku.