LAJMET

“Thaçi person politik pa përvojë ushtarake” “UÇK pa strukturë’, përshtypjet e Clarkut sipas mbrojtjes

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, në dokumentin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara flet pak edhe rreth dëshmisë së Wesley Clark, shkruan Gazeta Express.

Në këtë dokument thuhet se Clark përshkruan ndërveprimet që ka pasur me UÇK-në, delegacionin e Rambujesë dhe konkretisht Hashim Thaçin.

Siç shkruan mbrojtja, Clark do të japë përshtypjet e tij për mungesën e strukturës dhe organizimit të UÇK-së dhe për mungesën e kontrollit të Hashim Thaçit mbi UÇK-në dhe se ish-presidenti ishte person politik, pa përvojë ushtarake.

“ Së fundmi, 1DW-007 përshkruan ndërveprimet e ndryshme që ai pati me UÇK-në, delegacionin e shqiptarëve të Kosovës në Rambuje dhe konkretisht me z. Thaçi. Ai jep vëzhgimet dhe përshtypjet e tij në lidhje me mungesën e strukturës dhe organizimit të UÇK-së, dhe mungesën e çdo komande ose kontrolli funksional. Ai gjithashtu vëzhgoi mungesën e kontrollit që z. Thaçi kishte mbi UÇK-në, dhe se ai ishte vetëm një person politik pa përvojë ushtarake, si dhe përshkruan pse do të ishte e padrejtë t’i atribuohej sjelljes së keqe të të tjerëve z. Thaçi.”, thuhet në dokumentin e mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *