LAJMET

Tre të lënduar nga një vetaksident në Gurrakoc të Istogut

Tre persona janë lënduar në një vetaksident në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 17:15 policia është informuar për një vetaksident në fshatin Gurrakoc të Istogut. Tre persona kanë pësuar lëndime”, tha Rugova.

Rugova tha se të njëjtit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *