Katër persona kanë vdekur në një zjarr që, sipas gjithçkaje, shkaktoi një trotinet elektrik në një ndërtesë banimi me dhjetë kate në qytetin francez Reims.

Një 13-vjeçar vdiq pasi u hodh nga apartamenti në katin e katërt ku zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit, ndërsa në apartament u gjet një trup i djegur që besohet të jetë vëllai i tij më i madh (15), tha prokurori i Reimsit, François Schneider.

Ky i fundit tha se nuk ka dyshim që zjarri ishte aksidental dhe përhapja e tij e shpejtë filloi nga trotineti, i cili u përfshi nga zjarri për arsye të panjohura, shkruan abcnews.

Zjarret e shkaktuara nga bateritë janë jashtëzakonisht të vështira për t’u shuar dhe zjarrfikësit luftuan me flakët për më shumë se tre orë, tha prokurori.

Një grua (87) dhe djali i saj (59), që jetonin në katin e tetë, u mbytën nga tymi, shtoi ai.

Dy persona janë plagosur rëndë, duke përfshirë dhe babanë e fëmijëve të vdekur, i cili mori djegie të rënda, ndërsa 26 persona të tjerë u trajtuan në spital për lëndime më të lehta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë