LAJMET

Tubimi përmbyllës i LDK-së në Prishtinë, Osmani: Të gjitha rrugët na shpijnë në Sheshin Skënderbeu

Ish-presidentja e Kosovës, njëherit kandidate për presidente nga LDK, Vjosa Osmani ka paralajmëruar tubimin elektoral të së premtës që organizohet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se ky tubim do të jetë mbyllja e rrugëtimit të fushatës elektorale.

“Të premten, në orën 20:00, të gjitha rrugët na shpijnë në Sheshin Skënderbeu! Mblidhemi të gjithë për ta mbyllur këtë rrugëtim ashtu siç e nisëm: së bashku, me besim dhe me shpresë për Kosovën”, ka shkruar Osmani. /Vendisot.info

https://www.facebook.com/share/p/18oLWtVZnG/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *