Varroset Arlinda Zekaj në fshatin Radac të Pejës, nga ceremonia bëhet thirrje për drejtësi
Në fshatin Radac të Pejës është varrosur sot Arlinda Zekaj, e cila u vra ditë më parë. Autori i kësaj vrasje makabre dyshohet të jetë kunati i saj.
Në ceremoninë e varrimit është bërë thirrje për drejtësi, marrë parasysh neglizhencën institucionale që ka nxjerrë në pah letra e vetë Arlinda Zekajt tri ditë para se të vritej.
Imami i Radacit që ka drejtuar ceremoninë ka thënë se për këtë rast duhet të ketë drejtësi.
Arlinda Zekaj ka lënë pas vetes një djalë.
