Vdekja e punëtorëve në javën e fundit, Bajrami thirrje institucioneve: Veproni menjëherë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami u ka shprehur ngushëllime familjeve të katër punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë javës së fundit.
Ajo u bëri thirrje të gjitha institucioneve të Republikës, përfshirë inspektoratet shtetërore dhe komunale, si dhe Prokurorinë, që të veprojnë menjëherë.
“Duhet të mbajnë përgjegjës të gjithë ata që kanë dështuar të ndërmarrin masa për të parandaluar këto tragjedi. Jeta nuk kthehet, por institucionet kanë për detyrë ligjore dhe morale të parandalojnë raste të tilla dhe të sigurojnë që kushdo që nuk vepron sipas ligjit të përballet me drejtësinë”, ka shkruar Bajrami.